E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE denon ekzekutimin e dy te denuarve per sulmin ne Minsk

Krerët e Bashkimit Europian kanë dënuar autoritetet në Bjellorusi të cilët ekzekutuan dy persona të dënuar për sulmin me bombë në një metro në kryeqytetin, Minsk. Dënimet u kryen ditën e premte, siç bëri të ditur televizioni shtetëror. Ne muajin Nëntor te vitit të kaluar, Gjykata e larte vendosi që Dmitry Konovalov dhe Vladislav Kovalyov, të dy 25-vjeçarë u shpallën fajtorë për shpërthimin. Në sulmin e 11 prillit 2011, humben jeten 15 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Presidenti Alexander Lukashenko vendosi të mos anulonte dënimin me vdekje, pavarësisht thirrjeve të grupeve për të drejtat e njeriut dhe Këshillit të Europës. Në një deklaratë, shefja e diplomacisë e BE-së, Catherine Ashton dënoi ekzekutimin e dy djemve, duke thënë se nuk i ishin nënshtruar një procesi të rregullt ligjor.
Konovalov kishte pranuar fajësinë në fillim të gjykimit, ndërsa Kovalyov tërhoqi dëshminë e tij dhe i tha hetuesit se ai dëgjoi se miku i tij eshte dhunuar gjatë marrjes në pyetje.Kryetari i Këshillit të asamblesë parlamentare të Evropës, Jean-Claude Mignon, tha se ekzekutimet nuk kane vend në një shoqëri të civilizuar".
Bjellorusia është vendi i vetëm në Evropë që aplikon ende dënimin me vdekje. Rreth 300 persona janë ekzekutuar në Bjellorusi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›