Tronditet Franca vrasje ne shkolle hebraike
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë Francën. Një i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë hebraike në Tuluz, të Francës, duke vrarë 4 persona, 3 fëmijë dhe një mësues. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ozar Hatorah” në verilindje të qytetit.
Agresori pasi ka hapur zjarr është larguar me shpejtësi me motor, në të njëjtën mënyrë ashtu si vrasësi i 3 ushtarëve në 2 incidente të ndara pak kohë më parë në të njëjtën zonë të Francës.
Autoritetet thanë se ka ngashmëri mes dy incidenteve, por ende nuk ka prova lidhëse mes tyre.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i cili shkoi në vendngjarje e cilësoi sulmin si një “tragjedi kombëtare”.
“Zonja dhe zotërinj, sot është një tragjedi kombëtare, sepse një vrasës gjakftohtë vrau fëmijë. Sepse një vrasës hyri në shkollë, në një shkollë të besimit hebre. I kam kërkuar Ministrit të Edukimit të mbahet një minutë heshjte të martën në shenjë respekti për këta fëmijë martirë”, vlerësoi ai.
Rabini i madh i Francës, Zhil Bernheim u shpreh i shokuar nga ajo që po ndodh. Izralei i bëri thirrje autoriteteve franceze të hedhin sa më parë dritë mbi këtë tragjedi dhe të vënë para drejtësisë autorët.
Kryeminsitri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e cilësoi autorin një vrasës të hebrenjve, që nuk kurseu as fëmijë të vegjël.
4 viktima, konkretrisht mësuesi është i moshës 30 vjeç, dhe 2 fëmijët e tij, përkatësisht të moshës 3 dhe 4 vjeç. Fëmija ëi tretë i vrarë është 10 vjeç dhe ishte fëmija i një tjetër mësuesi në shkollë. Ndërkohë një tjetër 17 vjeçar rapotohet të jetë plagosur rëndë.
Policia ka nisur kontrollet në qytet në ndjekje të autorit, duke angazhuar helikopterë nëtë gjithë zonën.
Rreth 60 forca policie, përfshirë dhe specialistë të antiterrorit kanë zbarkuar në Tuluz për të hetuar mbi ngjarjen.