Shperthime ne Siri 27 te vdekur

Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se dy bomba kanë goditur ndërtesat e sigurisë në kryeqytet. Nga sulmet me bomba, kundër ndërtesave të sigurisë në janë vrarë 27 vetë dhe janë plagosur afro 100 të tjerë. Sipas televizionit, në mesin e të vrarëve ka pasur policë dhe civilë. Shpërthimet kanë goditur selinë e Policisë Kriminale dhe zyrën e Shërbimit të Inteligjencës së Sirisë.
Raportohet se shpërthimet janë shkaktuar nga makinat e mbushura me material eksploziv. Shpërthimet ndodhën dy ditë pasi u shënua një vjetori i kryengritjes kundër presidentit, Bashar al-Assad.
Presidenti, Bashar al- Assad është duke luftuar për të siguruar mbijetesën e dinastisë së tij, e cila ka sunduar Sirinë për më shumë se katër dekada. Analistë të shumtë paralajmërojnë se dhuna nuk ka shfaqur shenja uljeje dhe se kryengritja mund të degjenerojë në luftë civile.
Sipas një analize të Kombeve të Bashkuara më shumë se 8.000 njerëz janë vrarë në Siri dhe rreth 230.000 janë detyruar të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, duke përfshirë 30,000 të tjerë të cilët janë arratisur jashtë vendit. Gjithashtu në raport theksohet se rreth 2.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.
Raporti i OKB-se nënvizon nevojën për "masa urgjente" në Siri në mënyrë që të lehtësohet kriza. I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të jetë unik në përpjekjet e tij për përfundimin e dhunës, e cila e ka sjellë Sirinë në prag të luftës civile.
Dy shpërthimet e fundit përkojnë me ardhjen në Damask të një ekipi prej pesë ekspertësh, të dërguar nga Kofi Annan, për të diskutuar propozimet për të vendosur vëzhgues ndërkombëtarë në Siri.
Një ekip i veçantë i ekspertëve nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Islame për Bashkëpunim, të udhëhequr nga qeveria siriane, gjithashtu filloi një mision për të vlerësuar nevojat humanitare në Siri.