E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres shpallet fajtor Caminski

Gjykata e Durrësit shpalli fajtor shtetasin amerikan Carl Stephan Caminski. Në mungesë ai u dënua me 25 vjet burg, për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur.

Me kërkesë të prokurorit, kreu i trupit gjykues Fejzo Hysi, dha dënimin maksimal per 70 vjeçarin dhe vuajtjen në një burg të sigurisë së lartë.

Caminski akuzohet për pedofili me tre djem të mitur në vitet 2003 2006 ne Shqiperi, ngjarje e zbuluar nga autoritetet gjermane.

Organi i akuzës paraqiti prova nga autoritetet e SHBA Gjermanisë dhe Shqipërisë, midis tyre rreth 6 mijë fotografi, ku fëmijët ishin viktima të abuzimit seksual dhe homoseksual nga Caminski.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›