E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe ngacmoi nxenesen burg pa afat per mesuesin e Anglishtes

“Nuk kam asnje lidhje me ngjarjen, akuzat jane nje sajese”.

Keshtu tha para gjykates se Lezhes Dede Gjini, mesuesi nga Rresheni, i denoncuar per ngacmim seksual me nje 15 vjecare nepermjet shantazhit per noten.

Gjini i eshte permbajtur thenive ne polici, se jane familjaret e vajzes ata qe kane sajuar historine, por pa shpjeguar ndonje motiv per kete pretendim.

Para togave te zeza Gjini tha se vajza eshte nxenese e mire. Ai kembenguli se ne asnje rast nuk i ka mohuar noten asaj, apo te kete pretenduar shperblim nga ana e vajzes.

Pavaresisht nga ajo cka tha mesuesi i anglishtes, gjykata vendosi arrest me burg per Dede Gjinin deri ne perfundimin e hetimeve ne lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›