E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washington post shkrim per shkarkimin e Muhos ne KQZ

Shkarkimi i anetarit te LSI ne KZQ nga parlamenti mbremjen e se henes eshte pasqyruar edhe ne mediat nderkombetare. Prestigjozja amerikane “ëashtington post” shkruan se ligjvenesit ne shqiperi kane votuar pro zevendesimit te nje aneteri te Komisisonit qendror te zgjehdjeve, duke nxitur kritika te ashpra nga BE dhe SHBA.
Anetari ishte perfaqesues i LSI, parti e cila kohet e fundit doli nga koaliiconi qeveritar per t'u bashkuar me opoziten. Ligjvenesit e PS ne parlament bojkotuan votimin, duke thene se eshte ne kundershtim me kushtetuten.
Washtington Post shkruan se KQZ ne Shqiperi menaxhon pergatitjen e zgjedhjeve dhe certifikon rezultatatet. Perberja e saj korrespondon me shumicen e anetareve te partive ne parlament. Por largimi nga qeveria i nje partie ne fillim te ketij muaji, beri qe partia e kryeministrit Sali Berisha te humbase shumicen ne kete komision.
“Ndryshimi i rregullave ne mes te lojes, ne mes te procesit eshte menyra e gabuar per te frymezuar besimin per te cilin po flasim”, eshte shprehur nje dite me pare ambasadori amerikane ne shqiperi Aleksander Arvizu. Ai tha se ky vendim e vendos shqiperine ne nje "kurs përplasje" me bashkesine nderkombetare.
BE po ashtu ka shprehur shqetesim lidhur me pasojat e mundshme te ketij votimi ne parlament per sa i perket besimit te popullit ne procesin electoral. Shkrimi i referohet dhe vizites se baroneshes Kathrin Ashton ne Tirane.
Vendi ish komunist -shkruan e perditshmja amerikane, ka deshtuar ne te kaluaren te permbushe standartet nderkombetare te zgjedhjeve.
400 vezhgues nderkombetare pritet te vijne ne Shqiperi per te monitoruar zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, kur 3.3 milione votues te regjistruar do te zgjedhin 140 deputete per nje mandat 4 vjecar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›