"Na detyrojne te flasim per legjenden e preshit"
Partia Socialiste ka vijuar organizimin e protestave te saj, per te shprehur pakenaqesine ndaj qeverise. Te ndalur ne Veri te vendit, ne qytetin e Pukes, banore te zones kane dale ne proteste me pankarta ne duar ku shkruhej "Mos diskriminoni bashkite dhe komunat socialiste". Ne kete takim ishte i pranishem kryetari i bashkise, Rustem Struga dhe deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle. Gjate fjalimeve te tyre perpara te pranishme, zyrtaret socialiste i kane bere thirrje qeverise, te ktheje "syte" nga keto zona te Veriut te vendit, te cilat jane dhe me te varfrat. Deputeti Dokle akuzoi qeverine se po mendon vetem per vete. Ai tha se kjo qeveri mendon vetem per familjet e ministrave. Sipas tij, kjo qeveri mendon vetem per deputetet qe jane rreth e rrotull Jozefines e Saliut dhe nuk mendon per te miren e popullit, nuk mendon per te miren e familjeve shqiptare, nuk mendon per varferine e njerezve. "Nuk mendon per papunesise. Nuk mendon per cmimet qe rriten cdo dite dhe njerezit nuk kane mundesi te sigurojne edhe gjerat me elementare. Ne qofte se dikur Migjeni i madh ketu ne Puke, thuri legjenden e madhe te misrit, Sali Berisha na detyron tani qe te flasim per nje legjende te preshit", theksoi Dokle. Ne takim ka folur dhe kryetari i bashkise, i cili ka ngritur problemin e infrastruktures se rrugeve dhe ujesjellesit. "Me keto ritme qe po punohet, Ujesjellesi i bashkise se Pukes do perfundoje pas 320 vjetesh", u shpreh ai.