Protesta ne Siri 24 te vrare. nderkombetaret ne dileme

Protestat nuk ndalen në Siri, por nga ana e tij edhe presidenti i vendit, Bashar al Asad duket i vendosur të mos bëjë asnjë lëshim. Pas protestave të fuqishme që lanë pas 24 viktima, Asad ka shkarkuar governatorin e qytetit Hama, në të cilin u zhvilluan manifestimet më të mëdha pas faljes së të premtes. Kreu i Observatorit Sirian për të drejtat e njeriut, Rami Abdel Rahman, thotë se demostrata e fundit ishte më e madhja që nga nisja e revolucionit më 15 mars.
Komuniteti ndërkombëtar është duke shtuar presionin mbi presidentin Asad dhe regjimin e tij që mendohet se ka vrarë mbi 1,350 civilë gjatë protestave që nisën në mesin e muajit mars. Por, sikundër ndodhi në Libi, përpjekjet ndërkombëtare janë të ndara. Një përpjekje për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme, mes ministrit të jashtëm rus, Lavrov dhe homologut francez, Alen Zhupe përfundoi në një mospërputhje të plotë qëndrimesh.
Ndërsa debatuan për shkeljen e rezolutës së OKB-së për Libinë, dy ministrant nuk kanë rënë dakord edhe për situatën në Siri. Lavrov thotë se opozita duhet të përmbahet nga qëndrimi i pakompromis dhe të marrin në konsideratë propozimet e Asad. Ndërsa Zhupe, duke kritikuar reformat në Siri, tha se ndryshimet e premtuara nuk janë zbatuar.