E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Tajlandë, 35 të vdekur

Shkon ne 35 bilanci i viktimave si pasoje e protestave ne kryeqytetin Tajlandez. Burime nga sherbimet e urgjences ne vend bejne te ditur gjithashtu se rreth 300 persona te tjere jane plagosur. Qeveria Tajlandeze ka njoftuar se do të konsiderojë negociata me protestuesit për t'i dhënë fund përleshjeve në rrugët e Bangkokut nëse protestuesit këmishëkuqë i japin fund sulmeve mbi autoritetet. Udhëheqës të protestës ofruan të dielën të mbajnë bisedime me kusht ndërmjetësim nga Kombet e Bashkuara, një kusht i hedhur poshtë nga qeveria.

Rrugët e Bangkokut ende janë shumë të tensionuara. Shkollat janë mbyllur. Qeveria ka shpallur ditë pushimi. Në qendër të qytetit, pranë kampit të protestuesve anti qeveritarë, jane grabitur dyqanet perrreth. Po ashtu njoftime zyrtare bejne te ditur se të paktën tre ndërtesave tregtare iu është vënë zjarri gjatë natës. Ndërkohë, gjenerali tajlandez që drejtoi protesat antiqeveritare në Bangkok ka humbur jeten ne spital. Gjenerali Khattiya Sawasdipol, i njohur si Seh Daeng, ka qenë në gjendje kome qëkur u qëllua në kokë javën e kaluar. Kryeministri i Tajlandës e përshkroi atë si pengesën më të madhe ndaj një proteste paqësore.

Dorina Gusmari

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›