Lirohet mësuesja franceze e akuzuar për spiunazh
Iran
Mësuesja franceze, Clotilde Reiss, e cila mbahej prej dhjetë muajsh e arrestuar në Iran, tashmë është kthyer në atdhe. Siç u bë e ditur zyrtarisht në Paris, Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do ta presë 24-vjeçaren pas mbërritjes së saj, në pallatin Elize. Reiss u arrestua korrikun e kaluar gjatë protestave masive kundër rizgjedhjes së Presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Ajo u akuzua se kishte informuar mbi protestat përmes e-mail-it dhe me fotografi. Avokati i saj, Mohamed Sabet, rrëfeu se vendimi është të marrë nga një gjykatë iraniane pas pagimit të një shumë prej 285 mijë dollarësh. Arrestimi i saj kishte shtuar më tej tensionet mes Francës dhe Iranit.
#