Protesta para OKB-së kundër planit 6- pikësh

Emigrantët shqiptarë sot protestojnë para selisë së OKB-së në Gjenevë kundër planit gjashtë pikësh i cili rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës.Këshilli organizativ "Mërgimtarët shqiptar në Zvicër" ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët në Zvicër që t'i bashkëngjiten protestës dhe të kundërshtojnë 6 pikat që e prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Shqiptarër gjithandej ku jetojnë janë duke organizuar protesta për të shprehur vullnetin e tyre kundër Planit të OKB-së, i cili mund rrezikoj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.Kohë më parë protesta kundër këtij plani u organizuan edhe në Nju Jork përballë selisë së OKB-së, kurse poashtu edhe në kryeqitetin e Kosovës sot mbahet protesta me moton "Në Mbrojtje të Sovranitetit".Protestat vijjnë në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6 pikësh të kreut të OKB-së, Ban ki Moon për vendosjen e EULEX-it në Kosovë.