Starova: Do hymë në zgjedhje në koalicion me të djathtën
Partia Bashkimi Liberal demokrat ka vendosur që në zgjedhjet e qershorit 2009-të ti bashkohet koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike. Gjate kuvendit të katërt të kësaj partie kreu i saj Arjan Starova ka deklaruar se liberal demokratët do të jenë pjese e koalicionti të djathtë por do të kërkojne një rezultat më të mirë për partinë.Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka një deputet në Parlament ndërkohë që në qeveri është i përfaqësuar me një zëvendësministër.