E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionohet situata ne Orikum banoret perleshen me policine

UPDATE- Tensionohet situata ne Orikum ku gjate protestes per pronat banoret jane perleshur me policine. Situata kaotike gjate nderhyrjes se politike ku banoret jane pergjigjur me gure shishe dhe sende te forta.

Ndryshe nga protestat e fundit kjo e sotmja ka degjeneruar ne perdorimin e dhunes Banoret nga Orikumi e Dukati kane bllokuar rrugen Vlore-Himare ne uren e Orikumit. Pas kesaj forca te shumta plicore rref 200 efektive te ardhur edhe nga komisariati i Fierit kane nderhyre per zhbllokimin e rruges. Ne kete moment banoret kane nisur te qellojne me gure dhe shishe forcat e rendit.

Ne komisariat jane shoqeruar 10 prej protestuesve nderkohe qe protestuesit e tjere jane terhequr ne qendre te Dukatit per te marre nje vendim se cdo te bejne me tej.

Policia ka njoftuar se tre efektive jane plagosur nga guret qe jane hedhur nga banoret drejt tyre nderkohe qe poshte ures eshte gjetur nje arke me shishe te mbushura me molotov.

Ne fillim te muajit tetor pas disa dite protestash dhe tentativash per nje takim me kreun e bashkise banoret folen me te per problemin e pronesise.

Gjate nje takimi te zhvilluar kryetari i bashkise se Orikumit Kanan Braho u ka premtuar protestuesve mbeshtetje per zgjidhjen e problemit.

Banoret te mbledhur ne proteste kane tentuar serish te paralizonin punen e bashkise duke mos lejuar administraten te hynte brenda.

Pas bisedimeve mes paleve ata kane deklaruar se do te vijojne serish protestat nese problemi i tyre nuk gjen zgjidhje.

Pas heshtjes se gjate per problemin e tyre dhe pasi nuk jane pritur nga ktryetari ata kane bllokuar punen ne bashki nderkohe qe forca te shumta policie jane kane shoqeruar protesten.

Madje ne tentative per tu futur ne bashki per te takuar kreun e saj jane perplasur fizikisht me policine e cila nuk i ka lejuar.

Gjithcka me banoret e Orikumit ka nisur ne fillim te ketij viti. 400 familjet qe dikur kane punuar per Ndermarrjen Bujqesore Rinia kane perfituar ne baze te ligjit 7501 siperfaqe toke te cilat i kane punuar dhe shume prej tyre vazhdojne ti punojne.

Por ne fillim te ketij viti ne tokat te cilat ata i kane me akt perdorimi kane filluar ndertimet nga ana e personave qe kane marre letrat e pronesise. Nje gje e tille ka bere qe te gjithe banoret tu druhen ketyre vendimeve duke u mbledhur ne protesta te shumta por pa asnje reagim. Megjithese kryetari i bashkise se Orikumit u ka dhene te drejte asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.

Kohe me pare pati edhe nje perplasje fizike mes policise dhe banoreve per nje ndertim qe po kryhej dhe i cili eshte pezulluar. Krere te bashkise kane pohuar se ne Orikum ka shume toka qe jane me 2 apo 3 pronare e megjithate presin qe parlamenti ti jape nje zgjidhje situates permes ligjeve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›