Kerkohen 18 muaj burg per brigadierin e fabrikes se Gerdecit
PRETENCA
Veiz Muca akuzohet se gjate deshmise se tij per tragjedine dha fakte te rreme
TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit kerkoi nga togat e zeza denimin e te pandehurit Veiz Muca me 18 muaj burg per akuzen e deshmise se rreme. Kjo veper penale sipas prokurorise eshte konsumuar nga i pandehuri Muca i cili po gjykohet ne gjendje te lire ne seancen gjyqesore ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ku paten ndryshuar deklarimet e dhena ate dite me ato ne fazen e hetimit ne prokurori.
Ka qene seanca e tete gjyqesore kur prokurori Arben Nela ka kerkuar nga gjyqtari i ceshtjes te deklaroje fajtor te pandehurin Muca i njohur si brigadieri i punishtes se demontimit te municioneve ne Gerdec ku si pasoje e shperthimit te 15 marsit 2008 humben jeten 26 persona dhe mbi 300 te tjere u plagosen.
Sipas akuzes i pandehuri Muca ka kryer vepren penale te deshmise se rreme dhene para togave te zeza ne janar te 2010 ku ishte thirrur me cilesine e deshmitarit te akuzes.
Para treshes gjykuese te dosjes Gerdeci prokuroreve te pandehurve dhe mbrojtesve te tyre ligjore sipas akuzes Muca mohoi disa fakte qe i kishte pranuar gjate fazes hetimore para oficerit te policise kur eshte pyetur per ngjarjen si person nen hetim.
Sipas prokurorise Muca para oficereve ka pranuar se ne fabriken e Gerdecit punonin edhe femije te mitur nderkohe para gjykates e mohoi kete gje duke u shprehur se aty nuk punonin femije.
Por keto deklarime te tija ne gjyq binin ndesh jo vetem me deshmine e tij por edhe te mbi 30 deklarimeve te tjera mes tyre edhe vete te mitur qe pranonin se kishin punuar aty. Pas pretences se prokurorit gjykata shtyu seancen gjyqesore per ti lene kohe mbrojtjes te pergatise pretendimet perfundimtare.