E Diel, 1 Nëntor 2026

Interviste me ish-Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu arsyet e doreheqjes dhe zgjedhjet e parakohshme ne Kosove

Sejdiu Procesi gjyqesor i cuditshem zgjedhjet e parakohshme te pashmangshme

Fatmir Sejdiu ne intervisten e pare pas doreheqjes se tij nga posti i Presidentit i ka deklaruar BBC-se se Gjykata Kushtetuese e Kosoves ne nje proces te cuditshem i hoqi atij mundesine qe te ushtronte postin e Presidentit. Zoti Sejdiu thote se ai nuk kishte alternative tjeter dhe se kjo do ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme. Nga ana tjeter ai shton se zgjedhjet nuk mund te organizohen sic po pretendon nje grup i madh brenda nje afati te shkurter. Ish-Presidenti Sejdiu thote se Presidenti i ri do te zgjidhet me mandat te plote.

Z. President dhate nje doreheqje te befasishme. Opinioni e pa si shume te papritur. Pse vendoset aq shpejt te jepnit doreheqje nga Presidenti

Jo une kam bere analiza te shumta koheve te fundit prej momentit te iniciatives dhe gjithe atyre proceseve te panatyrshme qe zhvilloheshin ne Gjykaten Kushtetuese te Kosoves dhe duke pasur parasysh se gjate gjithe kesaj periudhe kohore jam angazhuar me gjithe qenien time te jap me te miren e mundshme per Kosoven dhe gjithe qytetaret e saj. Ne fund pas debateve te shumta qe kisha edhe me partneret e shumte edhe te brendshem edhe te Kosoves natyrisht ishte nje vendim shume i qarte duke deshiruar qe me kete ne nje ane te respektoj vendimin e Gjykates Kushtetuese sepse kujtoj se eshte borxh i cdo njeriu te Kosoves qe te jape konsideraten per institucionet e vendit pavaresisht nivelin e punes se tyre dhe ne anen tjeter natyrisht qe ti hape rruge proceseve tjera qe mund te jene te rendesishme per zhvillimin e demokracise ne Kosove. Une them se gjithe procesi ne gjykate ka qene i panatyrshem me vet kohen e interesimeve se si te procedohet ne gjykate pra nxitjen e njerezve me vet aspektet e tjera te levizjes se deputeteve terheqjes se nenshkrimeve te tyre me vete formen e komenteve qe jepeshin ne menyra te ndryshme nga njerez te gjykates por edhe nga mediat me vet formen qe presidenti i vendit dhe perfaqesuesit e tij nuk kane pasur asnje informacion te drejtperdrejt per zhvillimet ne gjykate dhe me menyren e panatyrshme te komunikimit jashte asaj qe eshte rregull zyrtar. Pavaresisht te gjitha ketyre ne situaten e krijuar une mendoj se kam marre nje vendim te drejte duke pasur parasysh ne te njejten kohe nje borxh ndaj subjektit politik nga i cili kam pasur mbeshtetje dhe kam pasur mbeshtetjen edhe te qytetareve te Kosoves.

A ka qene e mundur qe ju te jepnit doreheqje nga Lidhja Demokratike e Kosoves dhe jo nga Presidenti dhe te mos e conit vendin ne krize institucionale politike

Te them te drejten ka pasur edhe keso mundesish. Qellimi im nuk eshte qe ta coj vendin ne krize institucionale por esencialisht une kam dashur ta interpretoj ate qe ka qene burimor sepse Kushtetuta e vendit e ka lejuar kete mundesi. Kushtetuta e vendit ne dy normat e drejtperdrejta te cilat i referohen paperputhshmerise se funksionit eshte shume e qarte. Une e di mire historikun e zhvillimit te kesaj norme. Ne fillim ka qene ideja qe eshte krejt normale sepse e kane edhe shtetet e caktuara qe te jete e pamundshme mbajtja e njekohshme e dy pozicioneve te rendesishme politike dhe institucionale dhe me vone ne draftin final te Kushtetutes se miratuar ekziston shume e qarte formula se nuk mund te ushtrohet funksion tjeter. Pra kjo ka qene nje marreveshje e brendshme dhe e bere me faktore te rendesishem nderkombetare dhe une nuk terhiqem nga kjo. Ne jemi marre vesh dhe eshte ceshtje e parimeve. Nese dikush nderkohe i ka terhequr fjalet eshte ceshtje e tyre dhe e ndergjegjes edhe te njerezve se si i kane komentuar edhe ne Gjykaten Kushtetuese.

Z. Sejdiu po me thoni qe ka qene nje proces krejt i panatyrshem ne Gjykaten Kushtetuese duke filluar nga procedurat e deri te publikimi i lajmit ose momenti kur gjykata eshte marre me kete ceshtje duke mos pasur elemente te reja ne disa muajt e fundit sepse problemi nese ka ekzistuar me shkeljen e Kushtetutes ka qene i nje kohe me te gjate. Pse ka ndodhur kjo sipas jush

Une nuk di mund te them se mund te kete motive te shumta dua ta le ceshtjen ne ndergjegjen e gjykates edhe te njerezve qe e kane ngritur iniciativen por them kete qe e thoni edhe ju se jane kater vjet e tete muaj qe une jam zgjedhur ne poziten e presidentit te vendit nje kohe ka qene mandati i percaktuar sipas Kornizes Kushtetuese me vone mandat qe eshte fuqizuar me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se vendit. Jane kryer procese shume te medha ne keto procese te medha ka qene roli i gjithmonshem dhe ne kete kuader une them se gjithe ajo qe ka qene rrjedhe e deritanishme ka qene rrjedhe normale. Sthem qe Presidenti i vendit gjate kesaj periudhe ka bere anime politike apo se ka bere nderhyrje te caktuara te cilat do te shkonin ne favor te vecante te nje partie politike sic eshte LDK-ja ne kete rast. Ju keni shembuj te drejtperdrejte posacerisht ne proceset e dy viteve te fundit kur presidenti i vendit nuk ka marre pjese as ne fushaten elektorale per LDK-ne nuk ka marre pjese ne asnje prononcim publik politik apo te natyres tjeter per te shprehur anesine e tij dhe nuk ka asnje vendim te presidentit te vendit qe ka rolin e ndikimit ne proceset qe ka zhvilluar nje parti politike prandaj provat tona jane ofruar si te tilla. E di qe gjykata ka marre shembull se ka shkuar ndonje shkrese nga Lidhja Demokratike e Kosoves ne kuptimin nominal por nuk eshte me firmen time. Njerezit e kane bere atje ne kuptimin qe eshte njeri qe ka qene i zgjedhur ne nje proces normal elektoral brenda partise. E di qe dikush ne fushate elektorale sic e ka bere ndonje prej mediave mund te jete thirrur ne emrin tim por pa porosine time pa dijenine time dhe une smund te bart fajet e te tjereve nese ato do te ishin inkriminuese nese dikush i cileson si te tilla.

Z. Sejdiu kemi arritur ne kete pike. Ka shenja serioze se vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme ne nje moment relativisht te veshtire. Si e perceptoni ju gjithe kete proces

Une them se jemi ne nje kohe vertete te zhvillimeve dinamike mbase mund te jene menduar se mund te jene me te lehta dhe njerezit qe jane kushtimisht ne pjesen e aleances me kete proces te panatyrshem qe ka ndodhur mund te kene menduar se nuk eshte dicka qe mund te shqetesoje qytetaret e Kosoves dhe punen e institucioneve. Une nuk deshiroj shqetesim te vendit apo te qytetareve nuk deshiroj qe te kete crregullsi ne punen e institucioneve por deshiroj po ashtu te zhvillohen procese te rregullta dhe normale. Per ne eshte shume me rendesi qe nese Kosova do te kete ndjenjen dhe nevojen qe te hyje ne nje proces te zgjedhjeve ato te behen te mira. Une nuk them se ato mund te behen per nje muaj nje muaj e gjysme apo dy muaj. Eumlshte shume e nevojshme qe shume ceshtje qe kane qene te evidencuara me heret per proces normal te urgjentohen ne kuptimin e pergatitjes se mire duke filluar me ligjin zgjedhor duke pasur parasysh nevojen e pastrimit definitiv te regjistrave zgjedhore por edhe elemente te tjera te rendesishme qe lidhen edhe me ndjenjen e konsensusit politik te te gjitha partive politike. Them se ndoshta mund te behen zgjedhje te parakohshme ne nje periudhe para nentorit te vitit te ardhshem por nuk do te thote qe te kete zgjedhje te domosdoshme brenda 30 apo 45-diteshit. Une pashe edhe analiza te njerezve te shumte dhe ne kemi probleme me organizimin e zgjedhjeve ne nje komune. Si do te ndodhe me Rahovecin kur jepet nje mandate 30 apo 45 dite sa eshte e parapare me procedurat ligjore dhe cka do te behet me zgjedhjet ne nivel vendi ku eshte nje elektorat prej mbi 1 milion votuesish dhe te behet nje proces i mirefillte i cili do te nderonte Kosoven ne ndjeshmerine e kohes qe perjeton.

Z. Sejdiu a nuk ka pasur mundesi qe meqenese ju keni vendosur te terhiqeni LDK-ja te dergonte nje kandidat tjeter per te vazhduar mandatin aty ku e keni lene ju

Jo jane ceshtje qe lidhen me bazen kushtetuese. Kushtetuta eshte shume e qarte Kushtetuta nuk parasheh vazhdim te mandatit te Presidentit por parasheh mandat te Presidentit te vendit prandaj une them se ai qe duhet te zgjidhet duhet te zgjidhet me mandat te plote. Eumlshte gje normale sepse Kosova nuk ka nje sistem qe lidhet me pjesen e trashegimise ne kuptimin e mandatit flas jo ne vijen politike por ne vijen kohore. Vendet qe kane president dhe zevendespresident e kane shume te qarte ta zeme ne sistemin e SHBA-se zv. presidenti vazhdon mandatin deri ne perfundim te mandatit te rregullt qe ka pasur presidenti me pare. Kosova eshte ne nje rrjedhe tjeter te zhvillimeve kushtetuese dhe e ka shume te qarte se Kushtetuta nuk parasheh asnje variant tjeter pervec asaj qe Kuvendi te zgjedhe presidentin dhe ai ka mandatin pese-vjecar.

Ju tani futeni ne zgjedhjet per strukturat e LDK-se duke perfshire edhe kryetarin. Eumlshte nje moment i veshtire per ju ky proces

Jo une them se eshte nje proces normal dhe per mua them se nuk dallon shume kjo pjese e jetes nga jeta qe kam kapercyer me perjashtim te pamundesise te levizjes me miqte e mi per shkak te protokolleve te percaktuara te shtetit. Sido qe te jete jeta ime nuk ka ndryshuar edhe ne kuptim te miqesise me gjithe njerezit e Kosoves dhe ajo vazhdon edhe tash. Une mendoj se edhe angazhimi im ne kete proces per te ndihmuar procesin e mire elektoral ne Lidhjen Demokratike te Kosoves eshte pritur mire. Une them se njerezit qe ne takimin e pare qe kam pasur kane perkrahur kthimin tim ne shtepine ku jane bere procese te medha te miren e Kosoves dhe mendoj se do te jete nje proces i natyrshem per te perfunduar si duhet.

Z. Sejdiu a nuk ju duken ne fakt te gjitha zhvillimet e fundit duke perfshire doreheqjen tuaj se kane qene te panatyrshme per momentin qe po kalon Kosova duke pasur parasysh qe po i trokasin fort ne dere edhe bisedimet me Serbine edhe proceset e tjera te njohjes te konsolidimit te shtetit

Une nuk pendohem se kam dhene aktin e doreheqjes por them gjithmone ne respekt te vendimit te Gjykates Kushtetuese. Natyrisht se ka shumecka qe eshte ne ndjeshmeri esenciale. Si njeri qe kam pervojen time te drejtperdrejte dhe te involvuar shume ne proceset me te rendesishme te Kosoves jam ne gjendje qe te jap idete e mia nuk jam ne pjesen vendimmarrese ne keto procese por ajo qe do te jete shume e rendesishme eshte se Kosova asnjehere nuk ka hezituar bashkepunimin e nevojshem per interesa te qytetareve te dy vendeve sovrane ne kete rast me Republiken e Serbise duke pasur nje partneritet te mire edhe me bashkesine nderkombetare. Ne kete kuader une them se me gjithe sfidat qe mund ti kemi para vetes natyrisht se duhet te jemi shume te pergatitur per ti kapercyer si duhet. Kur do te ndodhin keto procese nuk kam nje orar sot per ta thene sepse axhendat dhe levizjet gjithmone mund te marrin kahje kohore ne afate te ndryshme por ajo qe dua te them eshte se Kosova ka disa vija te kuqe te cilat nuk mund ti shkele dhe nuk guxon ti shkele eshte ceshtja e sovranitetit shteteror te saj e integritetit te saj shteteror eshte ceshtja e rregullimit te saj te brendshem te karakterit unitar te shtetit. Une them se ne kemi nje dokument qe e kemi miratuar me veshtiresi me debate te gjera me qytetaret e Kosoves dhe ne perplasje te medha. Ky eshte projekti i Presidentit Ahtisaari dhe kjo eshte oferta qe na ka shtyre dhe na kane nxitur miqte e Kosoves qe ta pranojme si te tille dhe mendoj se cdo dalje nga kjo kornize do te kishte pasoja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›