Athina nis hetimet per zhdukjen e femijeve shqiptare nga jetimorja greke gjate 1998-2002
Kryeprokurorja e Athinës ka urdhëruar të rihapet çështja e 502 fëmijve shqiptarë që ishin zhdukur nga jetimorja “Agia Varvara” në Nea Smyrni, të kryeqytetit grek.
Sipas korrespodentit tonë në Athinë, Robert Goro, kryeprokurorja Panajota Faku, e ka motivuar vendimin e vet me publikimet e javëve të fundit, ku aludohet se shumë prej fëmijve kanë rënë viktima të rrjeteve të trafikimit të organeve, apo se punonjësit e jetimores kanë marrë nga 500 euro për secilin prej fëmijve të larguar. Në kohën që Greqia nis hetimet për zhdukjen e fëmijëve rom, Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se në Shqipëri nuk ka ndonjë çëhstje të hapur për këtë rast.
Sipas autoriteteve greke, 502 fëmijtë shqiptarë, shumica prej të cilëve romë dhe nën moshën 14 vjeçare, ishin dërguar në jetimore në kuadër të operacioneve të policisë greke për t’i mbledhur ata nga rruga ku lypnin apo shisnin facoleta, për llogari tutorësh të tyre.
Për këtë çështje ishte ushtruar ndjekje penale me akuzën për rrëmbim të miturish në vazhdimësi, por më pas çështja ishte mbyllur edhe psë në vitin 2005 raportuesi i OKB-së ka denoncuar këtë fakt.
E njëjta akuzë është bërë edhe tani nga prokuroria e Athinës.
Hetimet do të përfshijnë gjithë punonjësit e jetimores në periudhën 1998-2002, por edhe do të rihapen dosje të tjera për çështje që lidhen me trafikim organesh, apo me rrjete tutorësh të lypsave, por dhe prostitucionit në Greqi.
Sipas të përjavshmes greke, Press, në këto hetime, autoritetet vendase kanë bashkëpunimin edhe të autoriteteve homologe nga vendet fqinje, por edhe të Interpolit.
E harruar tërësisht, zhdukja e 502 fëmijve nga jetimorja u rikthye në skenë një muaj më parë, me interpelancën e kërkuar prej një deputeteje të së majtës demokratike greke. Por ministri grek i drejtësisë kishte deklaruar gjatë interpelancës se megjithë rishqyrtimin e çështjes, nuk kishte rezultuar diçka që do të mund të hidhte dritë.