Durrës, maskat në kazino, grabiten dhunshëm 80 mijë lekë në kasë
>Lokali i lojërave të fatit u grabi në sy të personelit
Janë shfaqur rrezikshëm përsëri maskat në Durrës dhe këtë herë kanë kryer një grabitje prej rreth 80 mijë lekësh të rinj në një kazino në plazhin e Durrësit. Maskat kanë hyrë dhunshëm në këtë lokal lojërash fati, duke grabitur kasafortën në sektorin Hekurudha të Plazhit. Këto janë të dhënat paraprake të policisë, bazuar në denoncimin e personelit, të cilët ishin në punë në kohën që ndodhi ngjarja. Burimet policore nga Drejtoria e Policisë së Durrësit bënë të ditur se pas orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm ka telefonuar në sallën operative administratori i lokalit, Altin Kundraxhi, i cili ka denoncuar ngjarjen e ndodhur. Në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë forcat policore të Komisariatit të Plazhit si dhe Durrësit dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se ngjarja është e vërtetë. Menjëherë janë ngritur disa postblloqe, por policia nuk ka mundur të identifikojë, apo të kapë ndonjë të dyshuar. Administratori i lokalit lojëra fati-Kazino "Apex", ka denoncuar në Policinë e Durrësit për vjedhjen që është kryer pikërisht në ambientet e lokalit, ku ai administronte.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit, pikërisht në lagjen numër 13 Plazh. Në dëshminë e tij në polici, admisnitratori Altin Kundraxhi, ka deklaruar se në ambientet e brendshme të lokalit kanë hyrë tre persona të maskuar, të cilët kanë filluar duke bërtitur me zë të lartë dhe duke fyer arkëtarin, Admir K., 23 vjeç si dhe punonjësin e sigurisë Florian M., 30 vjeç. Floriani është goditur prej tyre me grushte që në momentin që ata kanë hyrë në lokal, ndërsa Admiri, i frikësuar është fshehur prapa makinerive. "Ka qenë ky momenti ku njëri prej tyre është afruar te banaku dhe ka marrë në sirtarin ku mbaheshin lekët një shume prej 80.000 lekësh", ka sqaruar Kudraxhi. Më tej ai ka vijuar të tregojë se tre shtetasit, pas marrjes së shumës monetare janë larguar me makinë. Gjatë dëshmisë së tyre, punonjësit e lokalit nuk kanë arritur të sqarojnë efektivat e policisë për detaje më të hollësishme, si ngjyra, targa apo tipi i automjetit për shkak të errësirës, ndërsa nuk dihet nëse personat kanë pasur apo jo armë gjatë momentit të kryerjes vjedhjes, apo ishin në gjendje të dehur. Sipas policisë, e cila ka shkuar në vendngjarje, mësohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal nuk ka pasur asnjë klient, përveç punonjësve të lartpërmendur, duke mos rrezikuar asnjë person më shumë. Sipas burimeve të Policisë së Durrësit, në bazë të denoncimit kanë filluar hetimet dhe në zonë ku ka ndodhur ngjarja. Ndërsa forca të shumta policie po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas hetimeve paraprake, në vendngjarje janë marrë të gjitha gjurmët e mbetura, por gjatë këqyrjes nuk ka pasur asnjë shenjë, për vetë faktin se personat kanë punuar me një profesionalizëm, duke përdorur doreza si dhe duke mos shkatërruar ambientin e brendshëm të lokalit. Ndërkaq, grupi hetimor në bazë të denoncimit ka filluar hetimi intensiv për të zbardhur vërtetësinë e grabitjes dhe kapjen e personave. Ndërsa, materialet për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë " të kryer në bashkëpunim, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.