E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalaja e Gjirokastrës, në një guidë turistike

>Historia e Kalasë së Gjirokastrës tashmë do të jetë dhe në një fletëpalosje në gjuhën angleze. Kjo është guida e parë e botuar për kalanë, dhe mendohet se ajo do të nxisë shtimin e vizitorëve të huaj. Harta turistike e kështjellës, që përfshihet në guidë, ndihmon turistët e huajt në itinerarin e tyre brenda këtij objekti historik. Në këtë guidë turistët e huaj do të gjejnë historinë e kështjellës, si dhe të dhëna praktike që i duhen një vizitori. Bëhet e ditur se guida do të botohet edhe në disa gjuhë të tjera, italisht, frëngjisht dhe greqisht. Në fillim të këtij viti është publikuar edhe një kalendar-arkiv i Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastra 2004, ku janë vendosur edhe disa fotografi artistike me pamje nga qyteti i gurtë, të realizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare. Për bukuritë e saj antike, ky qytet vitin që kaloi pati një numër të konsiderueshëm vizitorësh, ku u vizitua nga rreth 9 mijë turistë. Si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›