Protesta spanjolle në Francë, "të indinjuarit" pushtojnë Bastijën

Rreth një mijë të rinj francezë janë mbledhur për të protestuar sipas modelit spanjoll, në sheshin e "Bastijës" në Paris kundër papunësisë, punësimit të përkohshëm dhe korrupsionit.
Ndërkohë policia franceze ka nisur të shpërndajë të rinjtë francezë si edhe të çmontojë çadrat e tyre në sheshin e shëtitores "Opera e Bastijës"
Sipas mediave franceze mësohet se shpërndarja e të rinjve u bë qetësisht. Protestat e të rinjve francezë kane filluar që në 19 maj si një jehonë për të shprehur dëshpërimin e tyre ndaj krizës ekonomike dhe papunësisë.