E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, 20 të vrarë në përleshjet mes policisë dhe protestuesve

Të paktën 20 demonstrues janë vrarë në Jemen, kur forcat e sigurisë sulmuan kampin e tyre në qytetin Taiz.

Ushtarët raportohet se kanë ndërhyrë për t`i dhënë fund protestës duke sulmuar tendat e protestuesve.

Ndëkohë në afërsi të qytetit bregdetar, Zinxhibar, katër ushtarë jemenas raportohet se janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm që i është bërë një autokolone ushtarake.

Disa qindra militantë islamistë raportohet se kanë nën kontroll këtë qytet që nga e premtja.

Një grup i gjeneralëve disidentë, e kanë akuzuar Presidentin Ali Abdullah Salehi, se ua ka “dorëzuar” qytetin militantëve dhe iu kanë bërë thirrje njësive të ushtrisë që t`i bashkohen protestave masive katër mujore që kërkojnë largimin nga pushteti të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›