E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të dhunshme në Athinë, plagoset një ish-ministër

Kryeqyteti grek Athina është përfshirë sërish nga protestat e dhunshme. Sipas mediave greke si pasojë e përleshjes së protestuesve me policinë përpara parlamentit është plagosur edhe një ish-ministër grek.
 

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës para ndërtesës së parlamentit, pas përleshjeeve me protestuesit që kundërshtojnë masat e kursimit të qeverisë.

Protestuesit hodhën mbeturina të djegura para dy hoteleve luksoze në qendër të Athinës, ndërsa policinë e gjuajtën me gurë.

Në demonstratat që u thirrën nga sindikatat dolën rreth 15 mijë vetë.

Më herët gjatë ditës, parlamenti i miratoi masat dhe reformat e nevojshme si parakusht për paketën e BE-së dhe FMN-së në vlerë prej 110 miliardë euro.

Gjithashtu se protesta të dhunshme janë shënuar edhe në qytetin e Selanikut ku si pasojë e përleshjeve mes policisë dhe protestuesve janë plagosur 3 persona si dhe janë arrestuar 20 protestues.
 

Gjithashtu në Greqi ka filluar sot një grevë e përgjithshme 24 orëshe. Raportohet se janë mbyllur të gjitha institucionet administrative si: ministritë, muzetë, shkollat dhe universitetet, ndërsa mjekët në spitalet publike do të trajtojnë vetëm rastet urgjente.

Sindikatat protestojnë kundër masave të qeverisë për shkurtimin e pagave dhe reformave në tregun e punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›