E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva 24 orëshe paralizon Greqinë

Në Greqi ka filluar sot një grevë e përgjithshme 24 orëshe. Në grevë kanë hyrë kontrollorët e trafikut ajror, të cilëve iu bashkuan edhe marinarët.

Raportohet se janë mbyllur të gjitha institucionet administrative si: ministritë, muzetë, shkollat dhe universitetet, ndërsa mjekët në spitalet publike do të trajtojnë vetëm rastet urgjente.

Sindikatat protestojnë kundër masave të qeverisë për shkurtimin e pagave dhe reformave në tregun e punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›