E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta te serbeve ne veri te Kosoves

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës bëri me dije së mëngjesin e së martës u regjistruan protesta të grupeve të qytetarëve në formë bllokadë në katër zonat e përgjegjësisë të rajonit të Mitrovicës, përkatësisht në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveqan dhe Leposavic.

“Grupe të qytetarëve prej rreth 100 persona, konsiderohet të kenë jenë të tubuar me qëllim bllokimin e rrugëve kryesore për qarkullim në këto zona si shenjë proteste kundër shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj vendimit për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kjo formë e protestës, bllokadës së rrugës, njoftohet se ka zgjatur rreth dy orë ndërsa gjatë kësaj kohe, qarkullimi në rrugët magjistrale konsiderohet të ketë qenë i bllokuar. Veç bllokimit të rrugës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›