E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zharku, anëtar jurie në BE Festival në Angli

Arben Zharku, drejtor i Festivalit SKENA UP, së bashku me Matt Burman, Greg Hicks, Donald Hutera nga Mbretëria e Bashkuar dhe Andrés Lima nga Spanja e përbëjnë pesëshen e jurisë në BE Festival në Angli, i cili mbahet nga data 2 deri më 8 korrik në Birmingham.

Festivali ka filluar të mbahet para tri vitesh në Birmingham ku për fokus ka performancat teatrore dhe të dansit të krijuara kryesisht nga kompanitë e reja performuese.

Në këtë edicion ka rreth 20 performanca që vijnë nga shumë vende të botës. Në festival gjithashtu ka edhe programe të ndryshme përcjellëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›