Rasmusen Gjendja ne veri shqetesuese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka vlerësuar se
gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe i ka bërë thirrje të
gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore për konfliktin.
Ai ka theksuar se duhet gjetur zgjidhje politike, por duke përjashtuar ndarjen e Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, cituar nga Europa e Lirë, Rasmusen ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, deris hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së.
Ai ka thënë se edhe në të ardhmen, NATO do të ketë një prani prej 5 deri në 6 mijë ushtarë në Kosovë.
“Unë kam thënë se për ndarje të Kosovës as që mund të flitet dhe është me rëndësi që që kjo të bëhet shumë e qartë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. Por, në këtë kuadër, është me rëndësi që qeveria në Prishtinë ta kuptojë rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në në politikë dhe jetën publike në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Rasmusen.