E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta vlonjate për pronat në bregdet, Qeveria të na japë hipotekën

protestaVlorë- Banorët e zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë kanë protestuar sot mbi mosmarrjen e çertifikatës së pronësisë. Afro 200 familje kanë kërkuar pranë zyrës së hipotekës çertifikatën e pronësisë së tokave në bregdetin vlonjat.

Ata shprehen se disa nga banorët i kanë marrë çertifikatat e pronësisë, me procedura sipas tyre selektive.

Banorët e Ujit të Ftohtë i bëjnë thirrje qeverisë së zotit Rama të zgjidhë njëherë e përgjithmonë situatën me çështjen e pronave.

Ndërkohë dje kryesocialisti, Edi Rama tha se ndërtimet pa leje në bregdet do të mbeten një ëndërr e keqe, pasi do të prishen si ato në lumin Lana në Tiranë.

Sakaq më herët Rama gjatë takimeve elektorale të zhvilluara në kuadër të fushatës elektorale u ka premtuar banorëve të zonave bregdetare zgjidhjen e çështjes së pronësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›