E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Balla, Dokle dhe Tafaj, tre deputetë me origjinë maqedonase?

dokleMaqedoni- Në përbërjen e re të Parlamentit të Shqipërisë ka edhe deputetë maqedonas, si nga Partia Socialiste ashtu dhe Partia Demokratike. Të paktën këtë pretendojnë mediat maqedonase, të cilat thonë se dy deputetë të Partisë Socialistë, Namik Dokle dhe Taulant Balla kanë prejardhje nga Maqedonia, madje sipas tyre ata vijnë nga Golo Bërnda(zona e Dibrës). Mediat shkruajnë se edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Myqerem Tafaj me origjinë është maqedonas.

Por këta deputet, jo vetëm që nuk deklarohen si maqedonas, përkundrazi më së shumti i dëmtojnë interesat maqedonase në Shqipëri. Si një nga shumë shembujt është sjellja e ministrit dhe deputetit Tafaj, i cili e pengonte realizimin e kursit në gjuhën maqedonase në Golo Bërdo,- shkruan gazeta maqedonase Makedonium, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Kohë më parë edhe mediat greke pretendonin se në përbërjen e re të Parlamentit shqiptar janë gjashtë deputetë greke. Gjatë fushatës elektorale në Shqipëri këtë e ka pohuar edhe kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu.

Sipas mediave greke, gjashtë deputetët grekë, Vagjel Tavo, Andrea Marto, Luiza Xhuvani, Anastas Ageli dhe Vasilika Hysi, origjinën e tyre greke e kanë pohuar edhe publikisht para mediave shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›