E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër nis Muaji i Ramazanit, Muça uron besimtarët: Zoti ju sjelltë begati

selim-mucaTiranë- Nesër nis dita e parë e Ramazanit, një nga aktivitete më të rëndësishme për të gjithë myslimanët. Gjatë muajit të shenjtë besimtarët përmbahen rreptësisht nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë trupore, që nga paralindja e diellit deri në perëndim të tij.

Ndërsa sot kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka uruar të gjithë besimtarët për nisjen e Ramazanit dhe i është lutur Zotit për më shumë paqe dhe begati.

Edhe për ne Ramazani është i mirseardhur në të gjitha vatrat. Duhet të ushtrojmë më shumë drejtësi, barazi, harmoni dhe gjithçka që vjen nga mësimet e Zotit. I lutem zotit të sjellë në çdo familje paqe, qetësi dhe harmoni. Zoti fuqiplotë e bekoftë popullin shqiptar, paçi mirësi dhe begati dhe Zoti ua pranoftë të gjithë lutjet gjatë Ramazanit,- tha ai.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë. Ramazani është muaji i nëntë i Kalendarit Islamik (sipas Hënës). Është muaji në të cilin ajetet e para të Kuranit iu zbritën Profetit Muhamed as. Dalja e Hënës së Re në fund të Ramazanit shënon festimin e Bajramit të Madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›