E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, protestë: Duam çertifikatë përpronësinë e tokës te Uji i Ftohtë

VLORE - Rreth 20 ish-punonjëse të ndërmarrjes frutore kanë përfituar tokë në zonën e Ujit të Ftohtë protestuan sot paradite përpara zyrës së Hipotekës.

Ata kërkojnë certifikatat e pronës të cilën e kanë përfituar nga ligji 7501 por  prej 23 vitesh ende nuk e kanë marrë.

Protestuesit thonë se kanë dokumentet ku vërtetohet se kanë punuar dhe sipas ligjit u takon të marrin çerfitikatat e pronësisë.

Ish Punëtorët thonë se kanë dokumentat të marra që para 20 viteve, që tregojnë se toka ku ata kanë punuar në Ujin e Ftohtë , si dhe kanë në krah ligjin i cili u jep të drejtë.

Protestueset thonë se në këtë zonë janë paisur me njohje e te drejtës për pronësi 225 punëtorë nga kjo ndërmarrje.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›