E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet djali i Gaddafit

Zyrtare të qeverisë së përkohshme libiane njoftuan, se djali i dytë i Muammar Gaddafit, Saif al-Islam, është ndaluar pranë qytetit të Obarit, në jug të vendit.

39-vjeçari kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit, të kryera gjatë kryengritjes nga forcat e sigurisë të të atit të tij.

Burime nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit njoftuan se Saif është arrestuar bashkë me disa truproja dhe është dërguar në Zintan, në veri të Libisë, ndërsa sqarojnë se është ne gjendje të mirë shëndetësore.

Pavarësisht se nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post zyrtar në qeverinë libiane, Sail al Islam, për një kohë të gjatë është parë si figura e dytë me ndikim në vend, pas kolonelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›