Merkel-Cameron përpiqen të fshehin dallimet

Pikëpamjet e ndryshme për politikën evropiane, veçanërisht tatimin e transaksionit, ndezën një luftë të vërtetë fjalësh mes politikanëve dhe medies në të dy vendet.
Cameron bëri thirrje për një veprim vendimtar për të stabilizuar eurozonën, ndërsa Merkel propozoi një qasje hap pas hapi.
“Britania ka një pikëpamje të qartë se tatimi i transaksionit financiar është padyshim i pranueshëm. Kjo është diçka që bëhet bashkë. Rreziku që kemi besuar, është nxjerrja e transaksioneve në juridiksione ku nuk mund të zbatohet. Prandaj një taksë globale është diçka e mirë”, tha Cameron.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte më e kujdesshme në deklaratën e saj.
Merkel është fokusuar tek ndryshimi i Traktatit të Lisbonës, për të detyruar anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian të adoptojnë disiplinën buxhetore të Gjermanisë.