Michelle, “asi nën mëngë” i Obamës

Michelle Obama mund të jetë karta fituese e presidentit amerikan, Barack Obama në rrugën drejt rizgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, në zgjedhjet presidenciale që mbahen në vitin e ardhshëm.
Kështu shkruan New York Times, e cila në një artikull të gjatë thotë se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ka marrë përsipër vitalizmin e personelit elektoral të bashkëshortit të saj.
“Si oratore e spikatur, e angazhuar në luftën kundër obezitetit dhe çështje të tjera me rëndësi të veçantë e të ndjeshme për shoqërinë amerikane, Michel mund të sigurojë “konsensus” mes amerikanëve dhe Obamës deri në atë pikë, sa të shndërrohet në frymëzim për gjithë personelin elektoral”, shkruan NYT.