E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e NATO-s kundër talebanëve zhvendoset në “Twitter”

Pas një dekade lufte të ashpër, NATO dhe talebanët tani po luftojnë për diçka tjetër: fjalën e fundit.

Lufta zhvendoset në një tjetër terren, më saktësisht në rrjetin “Twitter”.

Prej muajsh tashmë llogaria(@ISAFmedia) e zyrës së shtypit të Forcave të Asistencës së Sigurisë Ndërkombëtare, ISAF, debaton me një tjetër llogari(@Abalkhi), që shtyp porositë e talebanëve.

Pas disa replikave çështja ka marrë të tjera dimensione, duke hapur një debat edhe në media.

Dy llogaritë janë provokuar nga rrjeti CNN, por askush nga të dyja palët nuk ka dashur të thotë diçka më tepër për natyrën e ngacmimeve të tyre në rrjetin “Twitter”.

Shkëmbimet në rrjetet sociale si “Twitter” janë bërë pjesë e luftës së informacionit në Afganistani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›