E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik, vdespas 9 ditësh në spital9 vjecari Erikson Peraj

TIRANE- Nëntë ditë pas aksidentit tragjik në Gjegjan të Pukës, nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes 9 vjecari Erikson Peraj. Mjekët e Spitalit Ushtarak në Tiranë konfirmojnë vdekjen e vogëlushit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme, për shkak të një hemoragjie të papritur në mushkëri.

Pasditen e 17 Korrikut, kur autobusi i linjës Fushë Arrëz- Durrës ra nga lartësia e 30 metrave, Eriksoni humbi vëllain e tij ndërsa u plagos rëndë bashkë me nënën. Pas nëntë ditësh në gjendje të rëndë në spital 9 vjecari ka shfaqur komplikacione në mushkëri që i kanë shkaktuar vdekjen.

Paraditen e sotme mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës bënë të ditur se gjendja shëndetësore e vajzës së vogël të familjes Mustafa e plagosur në aksident, që ndodhet ne sallën e reanimacionit nën terapi intensive, ka shenja përmirësimi ndërsa njoftuan se vazhdonte të mbetej e rëndë gjendja e 9 vjecarit Erikson Peraj.

Në pasditen e 17 Korrikut në fshatin Dom të komunës Gjegjan në rrethin e Pukës, një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrëz- Durrës ra nga një lartësi prej 30-40 metra, pranë lumit Fan, ku për pasojë, humbën jetën 14 persona, ndërsa mbetën të plagosur 12 të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës nën kujdesin e mjekëve të specializuar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›