E Diel, 1 Nëntor 2026

Garda denoncondeputetin Kadeli, rrahugardistin në seancë

TIRANE- Garda e Republikës do të denoncojë deputetin e opozitës, Gjovalin Kadeli pasi gjatë seancës plenare, të ditës së djeshme datë 26.07.2010 në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Partisë Socialiste z.Gjovalin Kadeli ka goditur një nga efektivat e shërbimit të sigurisë së Gardës së Republikës. Zëdhënësja e këtij institucioni, Valbona Ndreka tha dje se goditja e efektivave të Gardës së Republikës gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, është një dukuri e përsëritur për këtë Garda do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për këtë ngjarje”.

Sipas Nenit 20, pika 1, të ligjit nr.8869, datë 22.05.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, “Punonjësi i Gardës së Republikës në shërbim ose për shkak të shërbimit, është i paprekshëm. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal”. “Garda e Republikës në kryerjen e detyrave zbaton vetëm ligjin, të cilin duhet ta respektojnë të gjithë”, - theksohet në deklaratë.

Në seancën e djeshme i gjithë incidenti është filmuar nga operatori i Shërbimit të Brendshëm i Gardës. Mbi bazën e këtyre filmimeve Garda do të nxjerrë dhe përgjegjësit për punonjësit e saj.
Incidenti
Dje ishte seanca e fundit parlamentare e sesionit të verës dhe u mbyll si një ndeshje e vërtetë boksi. Shkak i përplasjes është bërë deputeti demokrat Lefter Maliqi, i cili ka goditur rivalin e tij politik, Erjon Braçe, duke ndezur në maksimum situatën ndërmjet përfaqësuesve të dy kampeve të politikës në Kuvend. Pas kësaj, socialisti Gjovalin Kadeli ka ndërhyrë që të mos e lejojë Maliqin të godasë Braçen dhe ka goditur deputetin e PD. Në mbrojtje të deputetit Gjovalin Kadeli në seancën e djeshme dolën dhe deputetët e tjerë të qarkut të Lezhës, Prenga dhe Jaku. Kadeli është për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i përket Partisë Socialiste dhe është zgjedhur në qarkun e Lezhës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›