Protestat e opozites Rama Veprim i papranueshem

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se theksoi se vendit i duhet zgjidhja politike dhe jo paralajmerimet per protesta
TIRAN- Levizja Socialiste per Integrim e ka cilesuar si te papranueshem vendim e opozites per te rinisur protestat. Sekretari i Pergjithshem i kesaj force Luan Rama deklaroi se vendimi i socialisteve per rinisjen e protestave eshte rikthim i nje politike te rruges. Rezulton te jete provokativ qendrimi apo rishfaqja e opozites ne dimensionet apo ne konturet e politikes se saj te vjeter qe bazohet mbi slogane te destruktivitetit dhe te ilegjitimitetit.
Natyrisht behet edhe me groteske kjo menyre e te shfaqurit dhe kur artikulohet perdorimi i dhunes apo i veprimtarise se ilegjitimitetit nga ana e nje eksponenti te veteartikuluar per ndjeshmerine e tij evropiane dhe jo per patetizmin apo populizmin vulgar tha Rama. Lidhur me deklaratat e socialisteve ku kerkojne nisjen e transparences se zgjedhjeve te kaluara parlamentare permes hapjes se materialeve zgjedhore Sekretari i Pergjithshem i LSI-se theksoi se ofertat politike jane te vlefshme kur realizohen prej instrumenteve politike dhe kerkoi angazhimin konkret nga aktoret politike.
Ofertat politike natyrisht jane te vlefshme dhe marrin peshe kur behen ne institucione politike dhe realizohen nepermjet instrumenteve politike nga kjo pikepamje une jam i bindur qe vemendja dhe gatishmeria e qeverise per te pare me seriozitet cdo oferte realiste qe vjen nga Partia Socialiste ka qene dhe mbetet permanente. Deshiroj te theksoj se ajo cka pritet ne vijim jane hapat konkrete per te shkuar tek dialogu dhe zgjidhje politike per kapercimin e situates dhe jo paralajmerimet ngjeliste per kryengritje apo per shtrirje ne te gjithe territorin e Shqiperise te fenomenit te njohur te Dukatit tha Rama.