E Diel, 1 Nëntor 2026

Doll Konfliktualiteti politik rrezikon integrimin ne BE



Eljona Ballhysa
Kreu i Partive Popullore Europiane Zhozef Doll eshte shprehur se konfliktualiteti politik po rrezikon te ardhmen e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian duke iu referuar ne vecanti rastit te Shqiperise. Kete deklarate Doll e beri dje gjate fjales se mbajtur ne konferencen Ballkani ne zemer te Europes te zhvilluar ne Bruksel me iniciativen e Partive Popullore Europiane qe i perkasin spektrit te partive te djathta europiane. Ne kete konference merrte pjese edhe kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i cili duke iu referuar krizes politike ne vend tha se ka bere shume leshime per opoziten por ai nuk do te lejoje te shkelet mbi Kushtetuten dhe mbi vendimet e gjykatave ne vend. Gjate pjesemarrjes se tij ne kete konference Berisha shoqerohej edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Perfaqesuesit e se djathtes europiane kane bere thirrje per arritjen e nje marreveshjeje me opoziten per ti dhene fund ngercit politik ne vend.
Thirrja
Politika ne vendet e Ballkanit Perendimor karakterizohet nga konfliktualiteti. Per kete shkak e ardhmja europiane e ketyre vendeve eshte ne rrezik. Persa u takon zhvillimeve ne Shqiperi ka nje moskuptim mes paleve. Por demokracia duhet te funksionoje dhe duhet bere qe te funksionoje. Ky eshte nje mesazh ndaj opozites. Por qe demokracia te funksionoje te gjitha partite kane pergjegjesi dhe duhet te tregojne pergjegjesi. Ne duhet te punojme per te arritur nje marreveshje - eshte shprehur kryetari i Grupit Parlamentar te Partive Popullore Europiane Zhozef Doll. Ai beri te ditur gjithashtu se ka biseduar per situaten politike ne Shqiperi edhe me homologun e tij kryetarin e Grupit Parlamentar te se majtes europiane dhe qe te dy kane rene dakord per te nxitur arritjen e nje kompromisi mes partive politike ne Shqiperi. Une kam folur me homologet e mi te majte ne Parlamentin Europian dhe ne mendojme se duhet te punojme per integrimin e plote te vendeve te Ballkanit Perendimor pasi perspektiva e ketyre vendeve eshte integrimi ne Bashkimin Europian - eshte shprehur Daul.
Qendrimi
Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij dha te njejtin mesazh drejtuar opozites se eshte pro marreveshjes por pa shkelur asnje vendim te gjykates. Asnje parregullsi nuk eshte regjistruar ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Madje u bene zgjedhjet me te mira ne historine pluraliste te vendit. Por ai serish i kontestoi. Por kjo eshte ceshtja e tij. Une nuk do te hakmerrem. Une mezi po pres te bashkepunoj me opoziten - tha kryeministri Berisha. I pyetur nese maxhoranca dhe opozita shqiptare kane pergjegjesi per deshtimin mbi aplikimin per statusin e kandidatit ne BE kryeministri ia faturoi kete pergjegjesi opozites se vendit duke theksuar se maxhoranca ka bere gjithcka ne drejtim te kompromisit. Jam marre me kete ceshtje me seriozitet te plote. Ka disa gjera qe thjesht nuk mund ti bejme ndryshe. Beme maksimumin i dhame opozites komisionin por nuk mund te sfidojme vendimet e gjykates. Ligji i se drejtes eshte themeli i shtetit tone - tha kryeministri. Duke u fokusuar ne situaten politike ne Shqiperi dhe mosarritjen e kompromisit politik me opoziten Berisha falenderoi eurodeputetet e PPE-ve duke theksuar se dua tju falenderoj per te gjitha perpjekjet qe keni bere per te zgjidhur problemet e krijuara per shkak te pretendimeve te opozites dhe sic e dini une kam bere gjithcka per tua permbushur por pa shkelur ne Kushtetute. Ne perfundim te fjales se tij ai ka garantuar se zgjedhjet vendore te majit do te jene te standardeve europiane. Ju duhet te jeni te sigurt qe kur shqiptaret te shkojne per te votuar ne zgjedhjet e ardhshme te majit qeveria do te beje te pamunduren qe ata te votojne si te gjithe qytetaret e Europes - premtoi kryeministri duke garantuar se e kunderta e ketij premtimi do te ishte gabim i madh per qeverisjen e tij.

KE mirepret nismen e PS-se per hetimin e zgjedhjeve

Vetem nje dite me pare zedhenesja per shtyp e komisionerit europian per Zgjerimin Anxhela Filote u shpreh se KE-ja mbeshtet nismen e PS-se per te hetuar vetem materialet zgjedhore. Ajo tha se ky propozim eshte nje nisme e mire per ti dhene fund krizes politike ne vend. Ne po ndjekim me shume vemendje zhvillimet e fundit. Ngerci politik sic u theksua ne vleresimin qe publikuam me 9 nentor eshte problemi kryesor per Shqiperine qe pengoi perqendrimin e perpjekjeve per te bere reformat e domosdoshme te vendit si per qytetaret e saj ashtu dhe per integrimin europian. Jemi te shqetesuar nga zhvillimet e fundit dhe komisioneri Fyle mirepret si tryezen e fundit mbi reformen elektorale qe u organizua ne Shqiperi ashtu dhe sic permendet ju iniciativen e liderit socialist per hetimin e materialeve zgjedhore. Ne shpresojme se kjo do te shihet si nje mundesi qe nuk duhet humbur nga te dyja palet - eshte shprehur zedhenesja e komisionarit Fyle.

Haxhinasto niset drejt Vatikanit do te takoje Papa Benediktin

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte nisur dje per nje vizite zyrtare dyditore ne Seline e Shenjte. Zyra per marredheniet me Publikun prane Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise ka njoftuar dje se gjate kesaj vizite ministri Haxhinasto do te pritet ne audience nga Shenjteria e Tij Papa Benedikti XVI si dhe do te zhvilloje nje takim me sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti. Ministri Haxhinasto do te diskutoje me autoritetet e larta te Vatikanit mbi bashkepunimin e ngushte njerezor dhe institucional te vendit tone me Seline e Shenjte si dhe forcimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle.

17 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›