Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës të enjten në Beograd

Kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq do të bisedojnë të enjten me përfaqësuesit e komunave nga Kosova, dhe takimi nis në ora 12, njofton Zyra për marrëdhënie me mediet e qeverisë.
Temë e takimit do të jetë Marrëveshja e Brukselit e në shkruar ndërmjet kryeministrave Daçiq e Thaçi të cilën serbët e katër komunave veriore e kundërshtojnë si të papranueshme.
Kryeministri Daçiq dhe nën-kryeministri Vuçiq kanë deklaruar dje se presin se do të arrijnë marrëveshje me serbët nga veriu i Kosovës, ndonëse shefi i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin ka dhënë mbrëmë publikisht dorëheqje në shenjë të mospajtimit me marrëveshjen përmbajtjen e së cilës, siç thotë, ai e ka pranuar personalisht Vuçiq.
Kryetari ilegal i Komunës së Leposaviqit, Dragisha Vasiq ka deklaruar se pret që Vuçiq do të tregojë mirëkuptim prë pozitën e serbëve në veri sikurse që ka bërë vazhdimisht deri më tash. “Pres të merremi vesh dhe të gjejmë zgjidhje me serbët nga veriu i Kosovës dhe unik të paraqitemi sikurse këtë e kemi bërë përherë”, ka thënë Vuçiq.
Vasiq ka paralajmëruar se në delegacionin serbëve nga veriu i Kosovës përpos tij do të jenë edhe kryetarët ilegal të komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, Zubin Potokut -Slavisha Ristiq, kryeshefi i Qarkutt ë Mitrovicës Radenko Nedeljkoviq, zëvendës-drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Krstimir Pantiq, kryetari i komunës së Mitrovicës veriore Dragisha Vlashkoviq dhe deputeti i kuvendit të Serbisë Bojan Jakovljeviq./Indeksonline/