Aleanca për Prishtinën kundërshton ndërtimit të WC Publike në Sheshin “Zahir Pajaziti”

Aleanca për Prishtinën kundërshton ndërtimit të WC Publike në Sheshin “Zahir Pajaziti”
Aleanca për Prishtinën kundërshton fillimin e punimeve të WC-ve publike në sheshin “Zahir Pajaziti” gjegjësisht në rrugën “Endrit Durham”.
Kundërshtimi ynë vjen nga fakti se komuna e Prishtinës nuk ka dhënë shembull se i menaxhon mirë objektet tjera publike, qofshin ato monumente, rrugë, trotuare, parqe e lere më WC publike që potencialisht mundë të kundërmojnë.
Tani më veprimet e fundit për ndërtimin e WC-ve publike në sheshin “Zahir Pajaziti”, zgjuan edhe reagim qytetar për lokacionin afër banesave të tyre. Për Aleancën për Prishtinën, për më tepër ky veprim ulë dinjitetin, rëndësinë e sheshit e mbi te gjitha emërtimin e tij.
Aleanca për Prishtinën, kundërshton këto veprime të Komunës së Prishtinës dhe kërkon nga ajo ta kthej debatit e investimeve publike në të mirë të publikut dhe në konsultim të ngushtë me qytetarët.
Në këtë kontekst, Aleanca për Prishtinën, i rekomandon komunës së Prishtinë që ndërtimi i WC të zhvendoset pas banesave, lokacion ky që duhet të zgjedhe në konsultim me banorët./Indeksonline/