Rriten cmimet, kalojne cdo cak
Janari shenon nje rritje drastike, deri ne 30 per qind, sidomos per produktet josezonale
Nga dita ne dite, e madje edhe nga ora ne ore, amvisat shqiptare po perballen me surpriza jo fort te kendshme, kur shkojne ne treg per te bere pazarin. Ato verejne se cmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve po rriten ne menyre drastike, gje qe ka bere te shpenzojne me shume leke dhe te furnizohen me pak. Si pasoje, ato detyrohen te pyesin ne disa vende per t'u munduar, qe nje produkt ta gjejne te pakten 10 leke me lire. Jane me fat ata qe e kane shtepine afer tregjeve te shumices, sepse mund te kursejne disi, por qytetaret qe detyrohen te blejne ne tregjet e pakices, jane me te humburit ne kete rast. Po te besh nje vezhgim ne tregje, del se jane rritur jo vetem cmimet e produkteve ushqimore, por edhe te konsumit. Rritjen e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, duke theksuar madje se cmimet jane me te larta ne Tirane, se ne asnje rreth tjeter.
Rritja
Pas rritjes se pesuar produktet ushqimore gjate festave te fundvitit, qytetaret shqiptare shpresuan se, ashtu sic ndodhte rendom cdo vit, ato te pesonin nje ulje sado te lehte. Por kete vit, ka ndodhur krejt e kunderta. Ne vend qe te ulen, cmimet jane rritur. Vetem gjate muajit te pare te ketij viti, i cili ka pak dite qe eshte mbyllur, cmimet e fruta-perimeve jane rritur me 30 per qind, krahasuar keto me cmimet e vendosura nga tregtaret gjate festave te fundvitit te vitit qe kaloi. Nderkohe qe, sipas nje studimi te Institutit te Statistikes per muajin dhjetor shenoi nje rritje prej 2.2 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Kete muaj vetem per dy jave cmimet e konsumit kane pesuar nje rritje prej 27 per qind. Po ashtu si edhe ne muajin dhjetor, pergjate ketij muaji rritje te madhe kane pesuar grupi i ushqimeve zarzavate. Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te specave, lulelakres, kastraveceve, kungujve, brokolit, sallates, ullinjve dhe patellxhaneve. Keto produkte kane pasur nje luhatje me cmimet pergjate festave nga 200 leke te reja ne 250 leke te reja, pra kane pesuar nje rritje te cmimeve me 20 per qind. Gjithashtu, cmimet e nengrupit fruta kane shenuar rritje, ku mund te permendim rritjen e cmimit te dardhave, rrushit, kivit etj. Produktet qe kane pesuar rritje te konsiderueshme jane ato te konsumit te perditshem sic jane perime dhe fruta, me pak kane pesuar rritje ushqimet e marketeve.
Tregtaret
Sipas tregtareve te tregut te frutave dhe perimeve, ulje te cmimeve nuk do te kete, pavaresisht ndryshimeve te ndodhura deri me tani. Keshtu, ky vit do te jete i hidhur per qytetaret, sepse produktet do te jene te kushtueshme per ato te cilet zgjedhin qe tavolines se tyre te mos i mungoje asgje. Ata justifikohen me faktin se jane tregtaret e shumices ata qe i furnizojne me cmime baze te larta. Per me teper, sipas tregtareve, mungon prodhimi vendas dhe pergjithesisht, fruta-perimet importohen nga jashte, po me cmime te larta. Gjate muajit janar, cmimet e fruta e perimeve kane hasur nje luhatje te konsiderueshme, duke shenuar nje rritje prej 30 per qind. Pavaresisht ketij fakti, qytetaret po hasin nje rritje me te madhe te cmimit, edhe pse kane kaluar festat, cka po rendon shpenzimet e tyre ne kete fillim viti. Keshtu, produktet me pikun me te madh te rritjes se cmimit jane domatja nga 100 leke ne 160 leke, lulelakra nga 200 leke te reja ne 260 leke, sallata nga 180 leke ne 200 leke, speci me nje luhatje nga 200 leke te reja ne 250 leke, patellxhani nga 200 leke ne 250 leke, kungulli nga 200 leke ne 250 leke, brokoli nga 200 leke ne 260 leke, spinaqi nga 200 leke ne 260 leke dhe kastraveci nga 180 leke ne 200 leke. Por, ne kete shporte produktesh bejne pjese dhe produkte te cilat para dy muajve nuk kane qene ne treg per shkak se nuk i kane ekzistuar stines, nderkohe qe sot jane te ngrira si bizelja me nje rritje prej 200 leke dhe bamja me 200 leke.
Luljeta Ndoka
Ndryshimi i cmimeve gjate muajit dhjetor-janar 2010-2011
Frutat dhe Perimet Ishte Behet (ne leke)
Domate 100 160
Kastravece 180 200
Patate 50 70
Qepe 50 100
Spinaq 200 260
Speca 200 250
Preshi 110 140
Patellxhane 200 250
Kunguj 200 250
Lulelaker 200 260
Brokoli 200 260
Sallata 180 200
Limoni 100 150
Molle 100 110
Mandarina 100 120
Hurma 100 100
Rrushi 200 500
Portokalli 100 80
Dardha 200 250
Kivi 180 200
Shega 250 300
Geshtenja 100 500
Banane 30 35
Ushqime:
Vaji 210 280 Lek
Orizi 120 180
Sheqeri 110 140
Makaronat 70 100
Ullinj 300 350
Karburantet:
Benzine 157 163
Blue Diezel 156 167
Gazi i lengshem 65 95
Rritet karburanti dhe gazi i lengshem
Cmimi i karburanteve ka pesuar serish rritje ne krahasim me nje muaj me pare. Cmimi per liter i naftes varion, nga 156 leke, deri ne 167 leke ne karburante te ndryshem. Ne pikat e shitjes benzina pa plumb kushton 163 leke, nga 157 leke ne fund te viti 2010. Sipas Shoqates se Hidrokarbureve eshte i nevojshem ristrukturimi i menjehershem i tregut te hidrokarbureve, pasi zhvillimi ne menyre kaotike, ndikon ne menyre direke ne rritjen e cmimit dhe ne xhepat e qytetareve. Qytetaret e Tiranes ndihen shume te shqetesuar nga kjo rritje e menjehershme e cmimit te karburantit, pasi kjo ndikon ne kufizimin e levizjes se tyre me automjet. Rritje te konsiderueshme gjate ketij muaji ka pesuar gazi i lengshem, me nje luhatje cmimi prej 30 lekesh. Pra nga 65 leke/litri, tashme qytetaret e blejne me 95 leke/litrin. Nderkohe qe, ditet e fundvitit kane paraprire dhe rritjen e cmimit te karburanteve, si benzina nje rritje me 25 leke, blue diezel me 10 leke dhe euro diezel me 7 leke.