Protestat në Algjeri, 3 viktima dhe 800 të plagosur

Rreth 1000 persona, shumica e të cilëve minorenë, janë arrestuar që nga fillimi i protestave në Algjeri, të shpërthyera të mërkurën e kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i brendshëm algjerian, Daho Ould Kablia.
Tre manifestues kanë vdekur, ndërsa 826 persona, midis të cilëve 763 policë kanë mbetur të plagosur.