Dënohet sulmi ndaj kongresmenes Gifords

Ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Vestervelle, i ka shprehur keqardhje familjes së kongresmenes amerikane, Gabriell Gifords, duke thënë se është "i tronditur" nga incidenti.
Ish-udhëheqësi kuban, Fidel Kastro, gjithashtu ka dënuar sulmin.
Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve është qëlluar në kokë në qytetin Takson të Arizonës.
Gifords aktualisht është në gjendje kritike, por mjekët thonë se "janë optimistë për shërimin e saj".