E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vret gruan dhe fqinjin

Qëllon në një lokal mbi dy persona, më pas kthehet në shtëpi, vret gruan dhe tenton të vrasë veten.

Kjo është çmenduria e një 70-vjeçari nga Xhenova, Carlo Trabona, një murator në pension.

Carlo ka qëlluar mbi dy vëllezër duke vrarë njërin dhe plagosur rëndë tjetrin.

Më pas, është kthyer në shtëpi ku ka vrarë bashkëshorten e tij dhe policia e ka ndaluar në tentativën për të vrarë veten.

Motivi që ka shtyrë 70-vjeçarin për të kryer këtë krim ka qenë xhelozia. Ai kishte dyshime të forta se gruaja e tradhtonte me fqinjin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›