E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kanoset me jetë një muxhahedine në qendrën e azil kërkuesve në Babrru

TIRANË- Kanoset me jetë një shtetase iraniane pjesë e grupit të muxhahedinëve në qendrën e azil kërkuesve në Babrru, të Tiranës.

Mësohet se shtetasja iraniane me inicialet Sh.M 30 vjec është kërcënuar për jetën nga një tjetër shtetase irianiane.

Hetimet janë kryer nga njësia e antiterrorit në policinë e Tiranës, pas kallëzimit të bërë pranë saj. Ndërkohë që lajmi është konfirmuar për News 24 nga burime konfidenciale të Policisë së Shtetit.

Shqipëria u tregua e gatshme t'u afronte azil këtyre personave në bazë të një marrëveshje me SHBA, ndërkohë që kostot e jetesës së tyre, si qira për banesat ku do të strehohen dhe ushqimi, përballohen nga UNHR-ja, ndërsa pala shqiptare do të kujdeset për strehimin e tyre. Deri më tani numri i personave të pranuar në Shqipëri për mbrojtje ndërkombëtare që vijnë nga ish kampi Ashraf i Irakut, ka arritur në 76 individë.

MUXHAHEDINET
Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Per shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi ti heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueste kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedin Nexhat.

Që prej vitit 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikqyrjen e forcave amerikane. Afër 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar në një ish bazë amerikane “Liria”, pranë Bagdadit, ku ata vetë janë ankuar për kushte tepër të rënda të jetesës, ndërsa organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›