Vlorë, kapen 12 pakistanezë dhe 2 afganë, do kalonin ilegalisht në Itali
VLORË- Policia e Vlorës bllokoi 14 shtetas të huaj, prej të cilëve 12 pakistanezë dhe 2 afganë, të cilët po transportoheshin për të kaluar ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore.
Shtetasit e huaj u bllokuan në afërsi të fshatit Dhërmi, në vendin e emërtuar “Potam”, teksa po udhëtonin me një furgon. Sipas policisë, ata kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, përmes kufirit me Greqinë dhe kishin si destinacion vendet e Evropës Perëndimore.
Ndaj shtetasve të huaj u mor vendimi për dëbimin, ndërkohë që u shoqëruan në qendrën e mbyllur të të huajve, ku do të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave të deportimit të tyre drejt vendeve të origjinës.
Po ashtu, u vendos masa e ndalimit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e furgonit, 50 vjeçarin Arben Haxhi, që akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia dyshon se për këtë lloj trafiku, funksionon një rrjet ku janë përfshirë një numër i konsiderueshëm personash.
(m.a/BalkanWeb)