E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania: Kosova dhe Serbia të eleminojnë tensionet

Ministrat e punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë, William Hague dhe Guido Westerwelle kanë paralajmëruar Beogradin dhe Prishtinën, se rrezikojnë shanset e tyre për t`u afruar pranë BE-së dhe do të humbasin “rastin historik” në qoftë se nuk i eliminojnë tensionet ndëretnike përgjatë kufirit. Agjencia e lajmeve AFP, transmetoi deklaratën e dy ministrave për situatën në veri të Kosovës.
“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit dhe të dy shtetet i vë në rrugë të anëtarësimit në BE”, thanë të dy ministrat, për të shtuar se nëse ata nuk e bëjnë këtë, do të humbin rastin historik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›