E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Të respektohet marrëveshja me KFOR-in

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku përkahu vendimin e qeverisë, duke theksuar se duhet respektuar marrëveshja me KFOR-in.
“Çdo marrëveshje, e cila çon në drejtim të shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duhet të respektohet nga të gjithë”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Teksa po inauguronte dhe po inspektonte disa rrugë në ndërtim e sipër në kryeqytet, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës në këtë periudhë dhe me ngjarjet në veri të vendit pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, në pikat 1 dhe 31, është përballur me një nga punët më të vështira deri më tani.
Ai ka thënë se për arritjen e marrëveshjeve të Qeverisë me KFOR-in, ishte informuar pas arritjes së tyre, nga vet kryeministri Thaçi, ndërsa theksoi se faktori ndërkombëtar duhet të luajë një rrol të rëndësishëm për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›