Afganistan: Vriten 4 ushtarë të NATO-s

Katër ushtarë të NATO-s janë vrarë sot në dy sulme të ndryshme në Afganistan. Sulmet e sotme vijnë vetëm një ditë pasi 30 ushtarë amerikanë humbën jetën nga rrëzimi i një helikopterit në Afganistanin lindor.
Zyrtarët e NATO-s thanë se dy ushtarë u vranë në pjesën lindore të vendit dhe dy në jug. Aleanca nuk ka dhënë detaje për ushtarët e vrarë sot, të cilët e çojnë në 383 numrin e personave të vrarë që nga fillimi i trazirave.