E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Rusi, Gorbaçovi bën thirrje për zgjedhje të reja

“Liderët e vendit duhet ta pranojnë se kishte falsifikime të shumta dhe se rezultati nuk pasqyron dëshirën e popullit”, tha ai.

Protestuesit kanë bërë thirrje për protesta të reja teksa forcat e sigurisë kanë arrestuar mbi 800 demonstrues gjatë ditës së marte. Figurat kyçe të protestave kanë nisur një vuajtjen e dënimit me 15-ditë burgim.

Televizionet shtetërore kanë injoruar protestat, duke u dhënë hapësirë vetëm protestave pro-qeveritare. “Mospërfillja e opinionit publik po diskrediton autoritetet dhe po destabilizon situatën’, tha Gorbaçov.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Rusia e Bashkuar e kryeministrit Putin, ka fituar vetëm 50% të të gjitha votave. Por opozita ngul këmbë fuqishëm se në të gjitha rajonet ka pasur manipulime të theksuara./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-07 16:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›