E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat në Siri, 37 të vrarë

Të paktën 37 persona u vranë, gjatë 170 protestave që u zhvilluan në të gjithë Sirinë gjatë fundjavës.

Shumë prej viktimave janë nga qyteti Homs dhe Hama, ku protestuesit kërkuan krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtje nga NATO, misioni i të cilës luajti një rol vital në Libi për të rrëzuar ish-udhëheqësin Muammar Gaddafi.

Në total, mbi 3000 persona kanë humbur jetën, gjatë protestave që nisën në mars.

Një delegacion i Ligës Arabe dënoi vrasjen e vazhdueshme të civilëve dhe i bëri thirrje presidentit Baschar al-Assad që të angazhohet për mbrojtjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›